Kryeministri Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Konferencën Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka adresuar disa nga problematikat e pensioneve ndër vite në Shqipëri, mes të cilave ka evidentuar hendekun mes atyre para reformës së 2024-ës dhe atyre pas kësaj reforme.

Kryeministri Rama thotë se një ndër pikat për shqyrtim është zbutja e një konflikti dhe zvogëlimi i këtij hendeku mes pensioneve.

Edi RamaPër të bërë një bilanc të një rruge të nisur 10 vjet më parë dhe pastaj për t’u projektuar në të ardhmen duke pasur si ambicie majën e 2030-ës, ku Shqipëria duhet dhe unë besoj, do të jetë anëtare e BE-së. Ne e kemi nisur këtë rrugë duke menduar se do të bëjmë një reformë të mirfilltë të sistemeve të pensioneve duke qenë shumë të vetëdijshëm se pensionet janë kocka më e vështirë për t’u gëlltitur në një shtet ku demografia në Europë nuk është në favor të ecurisë normale të këtij sistemi. Ka qenë një rrugë e gjatë, por nga e cila kemi mësuar jo pak. Sot ne jemi një vend tjetër. 

Jemi të sfiduar që t’i përgjigjemi pritshmërisë së njerëzve që vetëm rritet kur shohin se ka edhe më mirë dhe nuk ngushëllohen si 10 vite më parë. M’u kujtua se si e kemi nisur qeverisjen në takimin e parë me FMN-në që pastaj pati po atë lloj qasje edhe kur u takuam me Bankën Botërore. Ishim në vend që kishim një borxh prej 1.2 miliardë Eurosh vetëm në kompaninë e shërndarjes së energjisë si rezultat i gjysmës që nuk paguante. Vetëm borxhet e kompanive kalonin shumën e 400 milionë Euro. Përgjigjia ishte se nuk do të rrisim çmimin e energjisë, por do të vëmë rregull dhe të garantojmë se të gjithë të paguajnë energji.

Sot jemi në kushte të tjera dhe patjetër që e ndjejmë, e mirëkuptojmë dhe njëkohësisht edhe e marrim përgjegjësinë lidhur me kërkesën e pensionistëve për të marrë pjesë në shpërndarjen e fryteve të reformave dhe të rritjes së ekonomisë. Jemi të vetëdijshëm që do të ishte fatale që nëse në këtë pikë, ne do të vepronim pa pasur një vizion afatgjatë dhe pa pasur një plan të qëndrueshëm afatgjatë sepse do të shkaktonim të njëjtat dëme. Në reformën e vitit 2014 në bëmë një proces të ngjashëm me këtë që po bëjmë sot duke përfshirë sa më shumë aktorë, duke analizuar sa më shumë skenarë dhe duke bashkëpunuar me eksperten kryesore që na vuri në dispozicion Banka Botërore. Një histori suksesi kjo që na ka dhënë mundësi që sot të kemi 2 pasqyra përballë.

Janë 2 pasqyra që mund të shërbejnë për shumë leksione dhe shumë mësime në shkollë lidhur me si dhe sa mund ta dëmtojë një politikë dritëshkurtër një shtresë të tërë të popullit. Pensionistë sot që kanë pasur të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore, por kanë dalë në pension në kohë të ndryshme, para dhe pas reformës, marrin 2 pensione të ndryshme. Sot mjekë, mësues, ekonomistë, njerëz nga sistemi i drejtësisë që kanë dalë në pension pas 2014-ës, marrin pension mbi 500 Euro. Kurse kolegët e tyre për të njëjtat vite pune që kanë dalë në pension para reformës së 2014-ës, marrin pensione shumë më të ulëta. Në aspektin moral, kjo është e papranueshme.

Mirëpo në aspektin ekonomik dhe financiar, kjo është e pashmangshme. Një nga pikat që ne duhet të adresojmë është si të zbusim këtë konflikt dhe si të zvogëlojmë këtë hendek. Ndryshim ka ndodhur se me reformën e viti 2014 në vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Para 2014, kontributet nuk ishin premise për marrjen e pensionit dhe niveli i pensionit ishte në atë kohë me tavan rreth 200 Dollarësh. Me llogari të sotme 240 Euro. Sistemi, një sistem asistence dhe kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë. Por në të gjithë këtë proces, kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë dhe sot për këtë jemi këtu.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights