I burgosuri 49-vjeçar Daut Laze është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Mëngjesin e sotëm, kur stafi i burgut ka marrë apelin e të gjithë të burgosurve është evidentuar mungesa e 49-vjeçarit. Bëhet me dije se personi në fjalë vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe kurohej në burg. Pas kontrollit nga stafi i policisë në institucion është vërejtur se Laze me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për t’u larguar nga rrethimi i institucionit. Duat Laze ishte ndaluar në Nëntor të vitit 2021 për dhunë në familje, ndërsa vuante dënimin e tij në burgun e Shënkollit. Prej vitesh ai banonte në kryeqytet, ndërsa me origjinë ishte nga Çorovoda. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Për ngjarjen po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij. Njoftimi zyrtar: Më datë 4 Shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.  Ai ishte arrestuar më 16 Nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 Nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.  Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights