Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Tragjedia ne kosove 1024x560

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar kanë humbur jetën tre fëmijë.

Dy nga viktimat janë të moshës 15-vjeçare, kurse njëri 14 vjeç.

Sipas zëdhënësit të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj shkak për këtë tragjedi është bërë rënia e pllakës së një ndërtese që më parë ka shërbyer si një dyqan.

Ndërkohë sipas familjarëve, të pyetur nga televizioni “Syri” i Gjakovës, kamerat e shtëpive në afërsi tregojnë se objekti i pabanuar është shembur rreth orës 16:35 të shtunën, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pas gati katër orëve.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndërhyrë të parët duke nxjerrë trupat e tre të miturve nga rrënojat e ndërtesës, dhe më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, të cilat me të mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar se të tre fëmijët kishin humbur jetën.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila i ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights