Pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vucic se kërkesat e studentëve protestues tashmë janë plotësuar të gjitha, e morën me një aksion konkrte përgjigjen e protestesve. Studentët serbë të nisur nga Beogradi, që kaluan natën në Ingjije, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti serb, po vazhdojnë marshin e tyre protestues drejt Novi Sadit, ku do t’iu bashkohen kolegëve të tyre nga ky qytet për të bllokuar urat në 1 shkurt.
Kjo është mënyra që ata kanë zgjedhur për të shënuar tremujorin e vdekjes së 15 personave pas shembjes së një strehe betoni në stacionin e trenave në këtë qytet.
Studentët e nisën marshimin e tyre prej 80-kilometrash të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit. Rrugës kanë bërë disa ndalesa, ku janë pritur nga qytetarët, ndërsa natën e kaluan në tenda në një fushë sporti. Studentët e Beogradit planifikojnë të mbështesin kolegët e tyre në Novi Sad, e ministri i brendshëm Ivica Daçic tregoi se autoritetet nuk do të bëhen pengesë.
Në një përpjekje të qartë për të mos e shtuar akoma edhe më shumë zemërimin popullor, Dacic u shpreh se pjesëtarë të ministrisë që ai drejton do të ofrojnë siguri për marshimin e studentëve, duke i vënë në dispozicion edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.
Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra njerëz.Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për ngjarjen e rëndë.
Studentët e rrëzojnë pretendimet e Vucic për plotësimin e kërkesave të tyre, dhe janë zotuar të vazhdojnë protestat. Në fillim, reagimi i autoriteve pati një lloj ndikimi tek unë. Pata pak frikë për atë që mund të ndodhte. Por me kalimin e kohës po kuptoj, ashtu sic po e kuptojmë të gjithë se ne jemi të bashkuar në këtë nismë tonën, jemi të fortë dhe nuk do të dorëzohemi. Ata nuk na frikësojnë dot e nuk na bëjnë dot për budallenj.