”Nga 260 shtretër që janë aktualisht, kapacitetet e shtretërve janë rritur në 320. Secili nga shërbimet ka edhe shërbimin intensiv. Me shërbimin e neonatologjisë kompletohet i gjithë korpusi spitalor. Ndërkohë që tek faza e dytë kemi edhe qendrën e prematuritetit e ndarë në dy klinika. Klinikën për nënat që kanë risk të lartë gjatë shtatzanisë dhe klinika për fëmijët që lindin prematurë. Është qendër e re që krijohet këtu dhe vjen edhe si rezultat i shtimit dhe organizimit të ambienteve të reja”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri me dije se do të nisë puna edhe për rikonstruksionin e shërbimeve të tjera duke bërë edhe zhvendosje të tyre në ambientet e reja me qëllim që të mos të ndërpriten shërbimet në asnjë moment.

Me Buxhetin e vitit 2025 mbështetet “Paketa e fertilitetit edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që do të mundësoj137 shërbim falas të fertilizimit in vitro me teknologji të avancuar për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë.