📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Valixhja 1024x567

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se ka zbuluar një shtëpi në Prishtinë që ka shërbyer si laborator i sofistikuar për prodhim të dokumenteve të falsifikuara, përfshirë pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka arritur ta zbulojë shtëpinë pasi më 24 Janar e ka ndaluar një automjet në të cilin ka gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.

Shoferi me inicialet F.K, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Policia ka thënë se në objektin e zbuluar ka arritur të sekuestrojë makina laserike, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.

Është bërë e ditur se Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin si falsifikim i dokumenteve dhe krim i organizuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights