JWST in outer space. James Webb telescope far galaxy explore. Sci-fi space collage. Astronomy science. Elemets of this image furnished by NASA (url: https://www.nasa.gov/sites/default/files/styles/full_width_feature/public/thumbnails/image/755409main_webb.jpg)

Teleskopi hapësinor, James Webb vijon të dhurojë pamje e zbulime të jashtëzakonshme. I lëshuar në 25 Dhjetor 2021 dhe në aktivitet nga 2022, gjendet i pozicionuar 1.5 mln km larg nga Toka. James Webb është teleskopi më kompleks dhe inovativ i ndërtuar dhe lëshuar në hapësirë nga njerëzimi dhe zbulimet e tij gjatë këtyre 3 viteve janë nga më të ndryshmet, falë instrumenteve me rreze infra të kuqe që mund të arrijnë edhe në burimet më të largëta e paeksploruara deri më sot.

Kështu falë tij shkencëtarët kanë bërë zbulime të mëdha, revolucionare, me pamje nga më të bukura dhe me rezolucion shumë të lartë nga pikat më të ndryshme të universit, duke vëzhguar shumë objekte kozmike nga planete, galaktika, mjegullnaja etj.

Në nisje të misionit të tij, sytë e teleskopit u drejtuan kryesisht nga sistemi jonë diellor, duke sjellë pamje të qarta dhe spektakolare të planetëve dhe satelitëve. Më pas analiza dhe zbulime shkencore u realizuan në eksoplanetë, pra ata që ndodhen jashtë sistemit tone planetar si Wasp-96b, 1150 vite dritë larg nesh, në Mjegullnajën Carena ose NGC 3324, 7600 vite dritë larg, ku për herë të parë u dalluan zona të lindjes së yjeve, të padukshme deri më sot, apo Quinti Stephan, një grupim galaktikash duke krijuar një mozaik të plotë prej një mijë imazhesh hapësinore.

Në një studim tjetër mbi 100 mijë galaktika, Webb arriti të vrojtojë një vrimë të zezë supermasive aktive, Ceers 1019 dhe dy të tjera në 11 galaktika të hershme gjithashtu.

Ndër vrimat e zeza të zbuluara, renditet dhe ajo supervazive dhe e fjetur, me një masë 400 mln herë më të madhe se ajo e Diellit, dhe përbën rreth 40% të masës kompleksive të galaktikës  GN-1001830, ku dhe ndodhet. Ndërkohë që zakonisht këto përmasa janë plotësisht ndryshe në galaktika më të reja, pasi vrimat e zeza zakonisht përbëjnë rreth 0.1% të masës kompleksive. Supernova Hope është një tjetër vrojtim mbi objektet e largëta, duke u pozicionuar rreth 3.5 mld vite drite larg Tokës.

Ndër vrojtimet e para ishin dy galaktika antike shumë të ndritshme, e që mendohet se kanë ekzistuar rreth 150-300 mln vite pas Big Bang, duke u bërë objektet më të largëta deri më sot. Janë të vogla, kompakte dhe me formë sferike, ndryshe nga aktualet që kryesisht janë të mëdha e në formë spirale. Sipas zbulimeve të bëra sot nga teleskopi sot dimë që galaktikat kanë nisur të bashkohen e krijohen rreth 100 mln vite pas shpërthimit të madh, dhe bashkë me to edhe yjet, që deri më sot mendohej se kishin lindur shumë më pas.

Ndër galaktikat e largëta, është zbuluar dhe analizuar një galaktikë në formim e sipër, e krijuar rreth 600 mln vite pas Big Bang, e cila është emëruar Firefly Sparkel.

Ndërkohë që zbulimi i fundit i realizuar është shpërthimi i një supernove, nga universi Antik, ku At 2023 ADSV, ka shpërthyer rreth 11.4 mld vite më parë. Shpërthimi dhe fundi i këtij ylli etiketohet nga astrofizikantët si mostruoz, pasi shumë i ndryshëm nga ato që janë verifikuar në vijim, me një energji të paimagjinueshme. Zbulimi është i rëndësishëm pasi ndihmon shkencëtarët të kuptojnë më mirë panoramën kozmike të jetës dhe fikjes së yjeve.

Zbulimet dhe vrojtimet e James Webb janë të panumërta, dhe sipas projektit do vijojnë të jenë të tilla, pasi projekti do të zgjasë të paktën 20 vite, të cilat do sjellin imazhe e zbulime të reja nga kozmosi.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights