Jamarber malltezi ne spak 1024x649

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër në orën 10:30 mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit për ditën e nesërme.

Dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha qëndron në arrest shtëpie që prej Nëntorit 2023.

Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights