Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e koncesionit të sterilizimit, ku të akuzuar janë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendësi i tij Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Të tre akuzohen se kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën
Në këtë seancë gjyqtarja paraprake konfirmoi dyshimet se Ilir Beqaj e ka kryer këtë krim në bashkëpunim si një grup i strukturuar kriminal me Rrjepajn dhe Rrapajn.
Të gjithë janë nën masë sigurie arrest në burg. Në seancë, ata i kundërshtuan akuzat duke pretenduar pafajësi dhe se Prokuroria nuk ka sjellë prova.
Vetë Ilir Beqaj e ka konsideruar akuzën si një presion ndaj tij që të zgjidhte formën me gjykim të shkurtuar që të mos nxirrte të gjitha provat, të cilat, sipas tij, do ta nxirrnin atë të pafajshëm.