Një ditë pas deklaratave se do të godiste Bashkimin Europian me tarifa, presidenti amerikan Donald Trump ka emërur ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në BE. Trump tha se ka emëruar Andrew Puzder në këtë post.
Zoti Puzder ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i një rrjeti të restoranteve fastfood. Po ashtu gjatë administratës së parë të zotit Trump ai u emërua për të qenë sekretar i Departamentit të Punës, por u tërhoq mes shqetësimeve se nuk do të mund të siguronte mjaftueshëm vota në Senat për t’u konfirmuar.
Ndërsa njoftoi emërimin e tij, Trump dhe se Andreë “do të bëjë një punë të shkëlqyer duke përfaqësuar interesat e kombit amerikan. Megjithatë, në vitin 2017 gjatë zoti Puzer u vu në qëndër të polemikave.
Ai pranoi po ashtu se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person pa dokumente. Ndaj zotit Pudzer në atë kohë pati një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij.
Sa për tarifat, Presidenti Trump deklaroi një ditë më parë se “Bashkimi Evropian është, shumë i keq për ne”, duke e renditur në nivelin më shqetësues deficitin tregtar mes shba dhe BE. “Dhe për të patur drejtësi, vijoi Trump, tarifat janë e vetmja mënyrë.
Deklaratave të tij iu përgjigj presidentja e komisiont europian Ursula Vond Der leyen e cila kërkoi bashkëpunim me SHBA-të. Më herët zoti Trump ka kërcënuar gjithashtu me tarifa Meksikën, Kanadanë dhe Kinën.