Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Lumi i shales 1024x676

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës në Koman. Kanë qënë familjarët, të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e Policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.

Babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen Kiras të Shkodrës, u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.

Ka dyshime se personi që e kishte punësuar Edison Oruqin e la atë në një tokë të rrethuar me ujë dhe jo në destinacion pasi aty nuk arrinte varka.

Denoncimin në Polici për zhdukjen e Oruqit e ka bërë ndihmësi i tij në punën në ndërtim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights