Presidentja osmani priti ne takim ambasadorin e turqise sabri tunc angili 1 696x488

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.

Gjatë takimit, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas një komunikate të presidencës, të dy bashkëbiseduesit u dakordësuan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights