Donald Trump do të fillojë planin e tij për të dëbuar emigrantët që të martën, menjëherë pas marrjes së detyrës, me një operacion njëjavor. Sipas Ëall Street Journal, që citon disa burime, presidenti i zgjedhur do të mobilizojë 200 agjentë për të kryer operacionin në Cikago.
Ky operacion do të shërbejë për t’i dërguar një mesazh të qartë “qyteteve të shenjta”, domethënë atyre qyteteve që qeverisen nga demokratët “që mbrojnë emigrantët e paligjshëm dhe nuk ndihmojnë autoritetet federale të zbatojnë ligjet e imigracionit”. Sipas gazetës amerikane, operacioni do të synojë emigrantët e paligjshëm që kanë të dhëna kriminale, duke përfshirë krime të vogla si shkeljet e trafikut.
Trump thuhet gjithashtu se po planifikon të organizojë dëbime masive të ngjashme në një seri qytetesh që deri më tani kanë miratuar politika që synojnë kufizimin e bashkëpunimit me autoritetet federale në lidhje me politikat e imigracionit.
Në shënjestër ka gjasa të jenë Nju Jorku, Los Anxhelosi, Denveri dhe Miami. Pas “kërcënimeve” të mëhershme të Trump, shumë emigrantë kanë vendosur të largohen vetë nga Shtetet e Bashkuara. Mediat amerikane e quajtën këtë një “vetë-deportim”, në përgjigje të politikave armiqësore të Trumpit dhe premtimeve elektorale të tij.