Një 32 vjeçar është arrestuar në Berat, pasi shfrytëzonte si prostitutë një 36 vjeçare. Sipas Policisë, ai rezulton i dënuar më parë për shfrytëzim të së njëjtës shtetase në vend dhe Greqi.
Në pranga është vënë edhe 36 vjeçarja.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.
Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.
Arrestohet një 32-vjeçar që shfrytëzonte një 36-vjeçare, për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë.
Në pranga dhe shtetasja që ushtronte prostitucion. 32-vjeçari, i dënuar më parë, për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase, për prostitucion në Shqipëri dhe në Greqi.