Dajc lezhe 1024x572

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës. Viktima është një 53-vjeçar i cili u gjet thuajse i dekompozuar.

Ai dyshohet të ketë humbur jetën disa kohë më parë, por nuk është konstatuar nga asnjë pasi 53-vjeçari jetonte i vetëm.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Tiranës. Do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 53-vjeçarit.

53-vjeçari është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. I ndjeri vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe jetonte në kushte të vështira.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights