640 0 1736940450x640 0 1734968158x640 0 1734693087xwmremove transformed 395 902 941

Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kontrollet janë kërkuar nga prokurorët e SPAK, në kuadër të hetimeve pasurore të nisura ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Kontrollet janë kryer në një apartament në zonën e ish-Bllokut, i cili dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa në funksion të kompanisë së saj “Harabel”. Kontrollet kanë nisur mesditën e djeshme, dhe kanë përfunduar rreth orës 18:00 të mbrëmjes. Ende nuk dihet çfarë është gjetur në apartament konkretishT, por mësohet jo zyrtarisht se janë sekuestruar disa kontrata me vlerë për hetimin e SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK disa herë ku është marrë në pyetje për disa vepra penale.  Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights