Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1736598694 dash

“Nuk ka biznes të zakonshëm me Rusinë”: Kjo ishte përgjigja që Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga REL i dha deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se sanksionet e SHBA-së ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, janë “të rënda dhe serioze”.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se kishte sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, me seli në Rusi, kompanisa NIS u sanksionua edhe ajo për shkak të ashtuquajturit “rrezik dytësor” prej lidhjes me Gazpromin rus. Vuçic pohoi pas këtij njoftimi të Thesarit amerikan se bëhet fjalë se po kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.”

Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, u shpreh ai. DASH-i tha se Shtetet e Bashkuara “mbeten të përkushtuara për ta penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë dhe rrjetet e prokurimit dhe ato financiare që Moska i përdor për ta mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”.

“Ne do të vazhdojmë t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për ta çuar përpara përgjegjësinë për ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë dhe ta parandalojmë Putinin të përdorë energjinë si mjet shtypjeje”, theksohet në përgjigjen e tij.

Departamenti amerikan shtoi se “SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe aleatë në mbarë botën për të garantuar sigurinë dhe diversitetin e furnizimeve me energji”.

NIS është kompania e vetme në Serbi e angazhuar në kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e prodhimit të naftës dhe gazit natyror. Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania mëmë Gazprom.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights