Gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas është përkeqësuar sipas një njoftimi të dhënë nga Kisha Orthodhokse e Shqipërisë. Mësohet se gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepeshkopi është shtruar që në datën 3 janar. Gjithashtu bëhet me dije se Kryepeshkopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Njoftimi:

Athinë, 10.01.2025
Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights