Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Arber dhe Kristjan Hasa, të akuzuar për përfshirje në një konflikt që çoi në humbjen e jetës së një shtetasi lokal.
Të dy të dyshuarit, u paraqitën përballë trupës gjykuese nën masa të rrepta sigurie. Ata qëndruan të heshtur gjatë seancës, ndërsa avokati i tyre kërkoi masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se motivet e ngjarjes kërkojnë hetim më të thelluar.
Policia bëri të mundur arrestimin e dy vëllezërve pasi analizoi pamjet nga kamerat e sigurisë, që i treguan ata duke u larguar nga vendngjarja.
29-vjeçari i ngriti kurth 33-vjeçarit dhe e vrau pasi viktima kishte një lidhje me motrën e tij prej gjashtë vitesh.
Gjithashtu Arjon Hasaj, baba i 4 fëmijëve, në dëshminë e dhënë ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë.
I arrestuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë është edhe i vëllai Klisman Hasaj, i cili dyshohet se siguroi kushtet për të kryer vrasjen.
Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, Arjon Hasaj tregoi se pas krimit e fshehu armën në oborrin e banesës.
Nga të dhënat e akt-ekspertimit balistik të përfunduara rezulton se është e njëjta armë me të cilën është qëlluar për vdekje Ramazan Mataj.
Gjithashtu janë zbërthyer edhe telefonat e Ramazan Mataj dhe Arjon Hasaj si dhe i Klisman Hasaj ku ky i fundit rezulton të mos ketë dijeni fare për ngjarjen dhe planin e vëllait të tij për të eliminuar Ramazan Mataj.
Ai u zbulua nga policia pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë të cilat kishin filmuar momentet kur ai ishte larguar nga venngjarja me bicikletë.