Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka konfirmuar përmes një postimi në FB, se pas takimit me zv.sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.
Presidentja deklaroi se propozimin ua dërgoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në vitin 2021, dhe më pas iu konfirmua në qershor të vitit 2022. “pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takim me Zëvendës Sekretarin amerikan Richard Verma m’u konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik”, shkruan Osmani në postim.
Presidentja shprehet se kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate. Teksa ka falenderuar SHBA-të për përpkrahjen ndajt popullit të Kosovës, Osmani shprehet se marrëveshja për Dialogun Strategjik do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës.