Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në profilin e tij “Facebook” në rubrikën “Sy më sy”. Rama është pyetur nëse do të ketë lehtësira për qytetarët që individualisht do të vendosin panele diellore mbi çatitë e tyre.

Për këtë Rama tha se së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët dhe bizneset në vend. Ai shtoi se sot jemi të parët në rajon për vetë prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe nga  bizneset.

“Jemi sot të parët në rajon për vetë prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe nga  bizneset, prodhojmë 196 Megawat, katërfishin e Serbisë dhe më shumë se dhjetëfishin e Kosovës, Malit të Zi dhe RMV. Së shpejti do të behët shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore, për familjarët në banesë dhe do jetë një sukses, sepse siç ndodhi me paketën  arë, interesi është i madh dhe faktikisht u shterua i gjithë financimi 100%.

Kush e nënvlerëson këtë popull bën një gabim të madh.  Ne shqiptarët jemi si të tjerët kur bëjmë të gjithë si trajner futbolli, po  erdhi puna te politika nuk na e ha qeni shkopin, shqiptari di të dallojë shumë mirë atë që bën punë nga ai që prish punë”,  tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights