Bashkimi Evropian nuk do t’i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Francës, duke iu përgjigjur komenteve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për marrjen nën kontroll të Groenlandës.
Trump refuzoi të përjashtonte mundësinë e veprimeve ushtarake ose ekonomike si pjesë e dëshirës së tij të shpallur për të marrë kontrollin e Groenlandës dhe kanalit të Panamasë nga SHBA. Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se ai nuk besonte se SHBA do të pushtonte ishullin e gjerë në Arktik që ka qenë pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet.
“Padyshim që Bashkimi Evropian nuk do të lejonte kombet e tjera të botës të sulmonin kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata”, tha ai për radion France Inter. “Ne jemi një kontinent i fortë”. Komentet e Trump cuan akoma më tej një axhendë ekspansioniste, dy javë para se ai të betohet në detyrë dhe të hyjë në shtëpinë e bardhë.
“Nëse po më pyesni nëse unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të pushtojnë Grenlandën, përgjigja ime është jo. Por a kemi hyrë në një periudhë kohore kur bëhet fjalë për mbijetesën e më të fortit? Atëherë përgjigja ime është po,” tha Barrot.
Ai tha se BE nuk duhet ta lërë veten të frikësohet ose të shqetësohet më shumë se c’duhet, por duhet të zgjohet dhe të forcohet.