Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 janë ende aktive. Zonat më problematike mbeten Dibra, Bulqiza, Vau i Dejës dhe Mallakastra.
Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, zjarri ka përfshirë rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 288 forca operacionale, 27 automjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Vetëm sot janë aktivizuar 70 trupa ushtarake.
Deri më tani janë djegur mbi 381 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe pemë frutore. Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.