Shifrat për
regjistrimet në vitin shkollor 2022-2023 zbuluan se gjithnjë e më shumë
studimet në arsimin e mesëm po braktisen nga emigracioni dhe integrimi i
hershëm në tregun e punës.

 

Të dhënat e
fundit të INSTAT zbuluan se këtë vit shkollor regjistrimet në arsimin e mesëm
shënuan rënie mbi 7.4 % për qind, gati dyfishi i rënies në arsimin 9 vjeçar.

 

Në vitin
shkollor 2022-2023 kishte gjithsej 95.8 mijë të regjistruar në arsimin mesëm,
nga 154 mijë në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58.5 mijë nxënës më pak
.

Regjistrimet
në arsimin 9-vjecar që ndikohen më shpejt nga rënia e lindjeve, vitin e kaluar
kanë shënuan rënie me 3 për qind.

Rënia e
regjistrimeve në arsimin e mesëm po ndikohet negativisht nga a faktorë
komplekse, ku mbizotëron largimi i grup-moshave nën 18 vjeç nga vendi. Vitin e
kaluar një kanal i ri emigracioni me gomone për në Britaninë e Madhe, nxiti
emigracionin e të rinjve, të pashoqëruar me familje. Gjithashtu presionet në
tregun e punës janë rritur nga mungesa e punonjësve kështu që shumë të rinj të
joshur nga ofertat në tregun e punës, po mënjanojnë arsimin e mesëm.

 

Një studim i
fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka
përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon.

Të dhënat
krahasuese tregojnë se në vitin 2021 gati 17 për qind e popullsisë së moshës
18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në trajnim. Kjo përqindje e lartë e
20-vjeçarëve pa asnjë angazhim në arsim ishte gati tre herë më e lartë se
mesatarja europiane. Në Bosnje vetëm 4.7% e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin as
në arsim as në trajnim, në Malin e Zi, 6.7% në Maqedoninë e Veriut 4.6% dhe në
Serbi 6.2%.

 

Numri i
atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit
Perëndimor në 2021 dhe kryesisht mbetet nën mesataren e BE-së (9.7% në 2021),
përveçse në Shqipëri ku fenomeni mbetet i lartë dhe me rritje në krahasim me
vitin 2020.

 

Megjithëse
të gjithë vendet e Ballkanit vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar programet
e arsimit në nivelin e mesëm të lartë dhe të lartë, pjesëmarrja e të rriturve
në arsim dhe trajnim mbetet e ulët në të gjithë rajonin.

./Monitor/

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights