if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Melania maketa

Melania Trump, 55 vjeçe, vazhdon të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj elegante dhe trupin e saj të tonifikuar, duke ngritur pyetje se si arrin të ruajë një formë kaq të mirë fizike.

Edhe pse rrallëherë ndan publikisht detaje të stilit të saj të jetesës, nga intervista dhe dëshmi të afërta me të, zbulohet një rutinë e disiplinuar dhe efektive.

Një nga zakonet më interesante të saj është përdorimi i peshave të lehta në kyçet e këmbëve, një metodë e njohur për stimulimin e tonifikimit të muskujve dhe djegien e kalorive edhe gjatë ecjes së zakonshme. Kjo teknikë, e përdorur edhe nga emra të tjerë të njohur, ndihmon në mbajtjen e trupit në lëvizje pa nevojën për ushtrime të lodhshme.

Ndryshe nga stereotipi i palestrës, Melania preferon forma më të buta të aktivitetit fizik si pilates, tenis dhe ecje, që i përfshin rregullisht në rutinën javore. Ajo është gjithashtu e përkushtuar ndaj një regjimi të rreptë ushqimor, mëngjesin e nis me një smoothie të pasur në fibra dhe vitamina, me përbërës si spinaqi, karrota, molla, selino dhe kos pa yndyrë.

Ajo konsumon çdo ditë deri në shtatë porcione frutash, me preferenca për mollët dhe pjeshkët, ndërsa vakti i drekës përbëhet zakonisht nga proteina të pastra si salmoni, avokado ose pule me perime të freskëta. Megjithatë, nuk i shmang plotësisht kënaqësitë e vogla, një copë çokollatë e zezë apo një akullore janë të lejuara, gjithmonë me masë.

Pamja e saj e jashtme ka nxitur shpesh spekulime për ndërhyrje estetike, por ajo i ka mohuar publikisht këto zëra. Në një intervistë për revistën GQ më 2016, Melania kishte thënë: “Shumë mendojnë se kam bërë ndërhyrje në fytyrë. Nuk kam bërë asgjë. Jetoj shëndetshëm, kujdesem për lëkurën dhe trupin tim. Jam kundër botox-it dhe injeksioneve.”

Edhe pse bashkëshorti i saj, Donald Trump, është i njohur për dashurinë e tij për fast food-in, Melania përpiqet, në mënyrë diskrete, ta inkurajojë drejt një diete më të shëndetshme. Sipas burimeve nga ambienti i afërt i ish-presidentit, ndikimi i saj në këtë drejtim mbetet i kufizuar: “Ai ha çfarë të dojë.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights