if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Universiteti i mjekesise 1024x553

Ditën e sotme, 18 gusht 2025, maturantët në të gjithë vendin që kanë aplikuar në degën e mjekësisë, i nënshtrohen testimit të kësaj të fundit.

Ky testim, zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Tiranë. Sakaq, është një provim i cili kryhen në mënyrë elektronike, çka do të thotë se rezultatet merren në kohë reale.

Janë 1 mijë e 202 kandidatë që garojnë. Marrë parasysh numrin e maturantëve garues, shihet se ka një ulje krahasuar me një vit më parë, me rreth 41% më pak.

Sa i përket numrit të kuotave, janë 446 për maturantët brenda vendit, por në total Universiteti i Mjekësisë ka 500 kuota për vitin akademik 2025-2026. Por, pjesa tjetër e kuotave janë për kandidatët jashtë trojeve.

Provimi i sotëm u jep maturantëve 30% në total, ndërsa 70% ata e marrin nga rezultatet e Maturës Shtetërore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights