Uji zjarr 1024x580

Aktualisht në vendin tonë janë 5 vatra zjarri aktive. Në total gjatë 24 orëve të fundit në vend u raportuan 21 vatra, por pjesa më e madhe e tyre u shua.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë.

Zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për t’u përhapur në zona të pyllëzuara. Në terren gjatë ditës së djeshme janë angazhuar tetë efektivë të Zjarrfikëses Bulqizë, gjashtë forca të Shërbimit Pyjor, katër forca bashkiake dhe katër forca vullnetare.

Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 19 hektarë. Sot në operacion janë angazhuar katër forca të njësisë që të mbajnë nën kontroll situatën për të mos e lënë këtë vatër të përparojë deri në shuarjen e plotë.

Një tjetër vatër ka qenë në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Aje ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

Ditën e djeshme zjarri ka qenë aktiv me shtrirje të madhe gjatësore, por i zhvilluar vetëm nga ana e fshatit Gurë Lurë.

Për shuarjen e tij u angazhuan angazhuar një automjet zjarrfikëse me gjashtë efektivë të Zjarrfikëses Dibër dhe 16 forca të AdZM, katër forca bashkiake, dhjetë forca vullnetare dhe 30 forca nga FA. Si pasojë është përshkuar njësipërfaqe rreth 30 hektarë. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e vatrës së zjarrit të ndihmuar edhe nga 30 forca nga FA.

Qarku Tiranë – Ka vijuar puna për fikjen e zjarrit të rënë  në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në një sipërfaqe me dushqe.

Gjatë ditës së djeshme zjarri ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha duke u përhapur në fshatrat  Hemenraj, Murroj, Çek, Memollaj dhe Berdajt.

Gjithashtu në fshatin Hemenaj u rrezikuan banesat të cilat ndodhen pranë zjarrit. Si pasojë u përshkua një sipërfaqe rreth 20 hektarë.

Natën e mbrëmshme situata u monitorua nga 10 efektivë zjarrfikëse. Ditën e sotme forcat operacionale po vazhdojnë në terren për fikjen përfundimtare. Vatra e zjarrit është nën kontroll.

Qarku Elbasan – Në vendin e quajtur “Mal Plak”, njësia Administrative Polis, bashkia Librazhd ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Sot po vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me: një automjet zjarrfikëse dhe tetë efektivë, inspektorë të pyjeve si edhe dhjetë forca vullnetare. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në fshatin Udenisht, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec, ka një riaktivizim të vatrës së zjarrit të rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe dhe shkurre. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Pogradec dhe forca të AdZM,  cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe dhe 20 rrënjë ullinj.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku i lartë në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë dhe nivel rreziku i moderuar në të gjitha qarqet e tjera.

Nё disa qarqe pritet rrezik i lartë vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), Kukës (Jugperëndim) dhe Korçë (Veri)

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights