Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pas vdekjes së një minatori. Ngjarja ndodhi të mërkurën e 6 gushtit në një subjekt minerar në Bulqizë. Minatori 66-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv shkëmbor.
Në pranga kanë rënë pesë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar, pasi sipas policisë nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të punës.
Uniformat blu kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Dibrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.