SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për Selim Çekajn, i cili në prill të vitit 2021, u arrestua pasi në kontejnerin e tij me banane u kapën 49 kg kokainë. SPAK pas hetimeve që ka zhvilluar kërkon pushimin me argumentin se nuk ka asnjë provë që e lidh Selim Çekajn me drogën që u kap në kontejnerin me banane.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i kërkon gjykatës të pushojë hetimin e nisur ndaj Selim Cekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri.
Selim Cekaj u arrestua në prill të vitit 2021, në lidhje me një sasi prej 49 kg kokainë të gjetur në shasinë e një kontenieri me banane të porositur në Ekuador nga kompania nën administrimin e tij “Ecoalmax”.
Gjatë hetimit të SPAK nuk është provuar që Çekaj të ketë pasur dijeni mbi sasinë e drogës e as të jetë angazhuar për trafikimin e saj. Burime pranë SPAK bënë me dije se hetimi për identifikimin e trafikantëve të 49 kg vijon.

Selim Çekaj qëndroi në masën e sigurisë “arrest në burg” nga prilli në tetor 2021 e më pas masa ndaj tij u zbut me kërkesë të SPAK dhe atij vetë në “arrest shtëpie” e në “detyrim për paraqitje”. Pas arrestimit dhe gjatë hetimit ai kundërshtoi akuzën, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me drogën.
Vetëm para pak ditësh Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt që të mos gjykohej me procedurën e “gjykimit të shkurtuar”.
Pas refuzimit të kërkesës së tij nga Gjykata, Çekaj është larguar nga salla, ndërsa ka shprehur dhe zhgënjimin që ka pasur me përfaqësuesit e tij ligjorë.
Teksa dilte nga salla, Çekaj ka deklaruar që nuk do të mbrohet më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.
Kujtojmë se pak javë më parë, Policia ka sekuestruar në portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.
Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij, ndërsa vendi i origjinës ishte i njëjtë; Amerika Latine.
Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite, pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights