1733998829 ilirmeta

Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka adresuar një mesazh urimi, duke vlerësuar rolin historik të kësaj force politike në pluralizmin dhe demokracinë shqiptare.

Meta theksoi rëndësinë e Partisë Demokratike si forca e parë që solli ndryshimin politik dhe demokracinë në vend, duke i uruar asaj suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

“Kjo ditëlindje e gjen Partinë Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më të motivuar për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë, interesat kombëtare dhe shtetin e së drejtës,” shkroi Meta. Ai e cilësoi PD-në si një bastion të rëndësishëm në përballjen kundër përpjekjeve kriminale të “Narkoshtetit” dhe “MgGonigalëve” për të asgjësuar pluralizmin politik.

Meta shprehu mirënjohjen e tij për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, si dhe për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, duke nënvizuar rolin e tyre në ruajtjen e vlerave mbi të cilat u ngrit PD-ja 34 vite më parë.

Ai vlerësoi gjithashtu rithemeluesit e 11 Dhjetorit, të cilët, sipas tij, refuzuan kërcënimet dhe dëshmuan vendosmëri e dinjitet, duke treguar se vlerat e lirisë, sovranitetit dhe atdhedashurisë mbeten në themel të qëndrimit të tyre.

Meta mbylli mesazhin e tij me një shpresë të madhe për të ardhmen: “Jam i bindur se viti që po vjen do të jetë viti i një ndryshimi historik dhe i rivendosjes së plotë e të pakthyeshme të pluralizmit politik në vend.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights