Screenshot 5

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka realizuar rreth 30,5 milionë euro kursime për buxhetin e shtetit, gjatë 20 muajve të parë të funksionimit, si rezultat i zbatimit të modelit të ri të prokurimit të përqendruar.

Sipas të dhënave zyrtare, kursimet janë arritur përmes zhvillimit të rreth 772 procedurave të prokurimit, standardizimit të mallrave dhe shërbimeve, rritjes së konkurrencës dhe forcimit të transparencës në përdorimin e fondeve publike.

Digjitalizimi i procedurave, përmes platformës AlbZone dhe sistemeve të brendshme, ishte një element kyç në rritjen e eficiencës dhe kontrollit financiar.

Në vijim, OBP synon zgjerimin e prokurimeve të përqendruara për spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, përfshirë barna, materiale dhe pajisje mjekësore të standardizuara, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të arkivave dhe platformave digjitale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights