TIRANË- Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Ajo ka kryer lindje natyrale duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së kësaj nëne të re

 

REAGIMI I MATERNITETIT

Materniteti “Koco Gliozheni” i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.
30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë. Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights