Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Twitter” ka njoftuar se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.
Ky akt është ndërmarrë pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes diplomatike mes dy vendeve që at’herë dolën nga tirania në botën e lirë.
Xhaçka po ashtu shkruan se sot jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë.
Njoftimi:
Kanë kaluar 𝟑𝟎 vjet që kur Shqipëria dhe Ukraina
vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë
.
Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës
si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën
dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë
.
Shqipëria dhe Ukraina
i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.
Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria
do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë
.
Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen

