SPAK vijon hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Mësohet se Hervin Çuli, drejtor në kohën kur u shemb Tetari është marrë në pyetje ditën e sotme nga SPAK si person që ka njohur për ngjarjen.
Çuli ka qëndruar për rreth 3 orë në SPAK ku ka dhënë deklarime.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020
Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.
Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.
https://www.facebook.com/blueledED/