Pas 29 ditësh që rezultonte I zhdukur, është gjetur trupi I jetë I 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.
Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.
Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.
Grupeve iu bashkuan edhe ekipe nga Kosova që ndihmuan me mjete dhe pajisje speciale.
E gjithë vija lumore e lumit të Matit është kontrolluar disa herë, por nuk ishte mundur të gjendej trupi 30-vjeçarit apo ndonjë shenjë e tij.
