Permbytje
Situata nga përmbytjet në Kosovë duket se po përmirësohet, me reshje më të ulëta krahasuar me ditën e djeshme Në komunën e Malishevës, situata po stabilizohet dhe autoritetet po punojnë për raportimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Emergjencat në bashkëpunim me forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar dje në evakuimin e familjeve të rrezikuara. Janë evakuuar 20 familje në Gjakovë dhe 6 familje në Malishevë. Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se fillimi i procesit mësimor, i parashikuar për sot, është shtyrë për të hënën, më 12 janar. “Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në komunikim të vazhdueshëm me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet nga terreni, fillimi i mësimit i paraparë për ditën e enjte është i pamundur”. Nagavci bëri të ditur se orët e humbura të enjtes dhe të premtes do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights