Erion alibej 1024x576
Erion Alibej, një nga personat e akuzuar nga SPAK për shumë vrasje të ndodhura në Elbasan në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Detajet e dëshmisë së Alibejt, i cili duhet theksuar se është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Erion Alibej ka folur për njohjen me vrasësin Nuredin Dumani, paratë që ka ofruar për kokën e Talo Çelës dhe të tjera ngjarje. SPAK e akuzon Erion Alibejn për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj. Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin? Erion Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Sky ECC. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte. Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Çelën jepja 100 mijë Euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë. Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka. Isha i sëmurë shumë rëndë, sidomos atë natë. Po më shpjegonte, se çfarë kërkon ti nga Talo Çela. Më thotë edhe për Festim Qolin, por unë nuk e njihja. Ma përmendi si njeri që kishte bërë plane me të. Me tregon ekzekutorët e familjarëve të mi. Fill pas kësaj, më thotë kush janë ekzekutorët e dy njerëzve të mi të afërt, Klevi dhe Aldo Baho, dhe më pas edhe djalit të dajës tim, 25 vjeç, 6 muaj më pas. Më shpjegon se kishte kërkuar takim me mua, por gjithmonë ma zvarriste takimin. Nga të gjitha informacionet e mia, ia vura në dispozicion. I kisha zbardhur të gjitha ç’a kishin ndodhur me vrasjet e familjarëve të mi. I tregoj foton e vëllait të tij, Dashnor Dumanit, që kishte kryer atentatin, ndërsa Talo Çela ishte shofer. Më tha që nuk besonte se ishte vëllai i tij, madje më tha që ka probleme me vëllain. Unë i thashë qëndro besnik, unë vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights