if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Kayo

20 kompani të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interes për bashkëpunim me KAYO-n, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak, Made in Albania.

Ndërkohë përgjatë dy muajve të fundit, pra qershor dhe korrik, bëhet me dije se janë finalizuar negociatat me tre prej tyre.

Kjo i hap rrugën themelimit të tre sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner në prodhimin e mjeteve të blinduara dhe të emergjencave civile, uniformave, pajisjeve personale dhe municione.

Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Vijojmë negociatat për prodhimin e armatimit të lehtë, si dhe asemblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë”, tha Vengu.

Ai vizitoi sot, më 2 gusht, Bazën Detare të Pashalimanit, ku ka filluar një proces i përbashkët me partnerët italianë për të vlerësuar gjendjen teknike dhe përgatitur ringritjen e kantierit detar.

Qëllimi është rikthimi i kapaciteteve për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare.

Çfarë është shoqëria “KAYO”?

Kompania u themelua në vitin 2024, duke trashëguar kapacitetet prodhuese të Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzinës Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan.

Ajo operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, duke ofruar produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe tregjet ndërkombëtare.

Qëllimi është të krijojë një treg efikas dhe konkurrues për industrinë ushtarake, të integruar në tregjet rajonale dhe globale.

Objektivat kryesore të kompanisë janë disa, ndër to “ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë si dhe realizimit të fitimit ekonomik”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights