981b6f46 5558 4bcf 8628 4b9bc1a0498b cx0 cy8 cw0 w1023 r1 s

Në nderim të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova u mbajtën homazhe, 19 vite pas ndarjes së tij nga jeta. Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm të Rugovës, të cilin e konsideroi atin themeltar të shtetit të Kosovës.

Osmani: “Dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë kur po rrezikohej edhe shfarosja e qytetarëve tanë, e popullit të Kosovës. Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm qe bëri bashkë të gjithë qytetarët rreth kauzës për liri, demokraci, pavarësi, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u dishtën më së shumti në ato kohë të vështira… Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimensionin që fatkeqësisht mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë”

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishin e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, amabasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorë të tjerë të huaj.

Pas homazheve te varri i ish-presidentit, Rugova kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vizitoi edhe familjen Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights