Img 3439 scaled

Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj saj. Ago dyshohet për kryerjen e veprës penale “përkrahje të autorit të krimit”, konkretisht në vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas raportimeve, ajo ka ndihmuar Asmer Bilalin të largohet nga Shkodra.

Avokati i saj ka kundërshtuar masën e sigurisë duke argumentuar se provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme nuk qëndrojnë. Ai është shprehur se Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Ago i ka mohuar pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Ndërkohë, prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.

Sipas raportimeve e dashura e Bajrit është arrestuar 5 ditë pas partnerit të saj, ndërsa ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i saj u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Gjykata e Posaçme la në fuqi dy javë më parë masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Treshja akuzohen nga SPAK si organizatorët e vrasjes së Fatbardh Liçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights