Dod Mamli, 67 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Zhejë të Kurbinit. Ngjarja dyshohet se ka si motiv gjakmarrjen, por nuk përjashtohen as pistat e tjera, si ajo e pronësisë.
Rapotohen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Aktualisht është e pamundur të identifikohen autorët, për shkak të zonës së thellë malore ku është kryer atentati.
Sipas të njëjtave burime dyshohet se kanë qenë më shumë se dy autorë.
Atje nuk ka kamera sigurie e siç duket autorët kanë shfrytëzuar terrenin e pyllëzuar dhe mungesën e dritës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima Mamli ka marrë 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, çka i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Për shkak të terrenit të thyer dhe rrugës së armotizuar, autoambulanca ka mbërritur 3 orë me vonesë në vendin e ngjarjes për të tërhequr trupin e pajetë të Mamlit.
Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, policia ka shoqëruar disa persona.