Marta kos 1 1 1024x576

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos u shpreh se Shqipëria ka ecur shumë mirë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

“Vendi juaj ka ecur vërtetë shumë mirë në rrugën e vet drejt Bashkimit Europian. Rrugëtimi juaj drejt BE-së është i sigurt në udhën e vet dhe është i vërtetë”, tha ajo.

Kos tregoi mbështetjen për objektivin ambicioz të përfundimit të negociatave në vitin 2027.

“Erdha këtu për t’ju treguar mbështetjen time të plotë për objektivat tuaj kaq ambiciozë dhe më kanë thënë që janë objektiva realistë jo thjesht ambiciozë. Ne po ecim në rrugën e duhur, jemi në udhën e duhur, në udhë të mbarë”, tha ajo.

“Pra me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Ju e meritoni sepse me ju brenda Bashkimit Europian, Europa nuk do të jetë thjesht më e madhe, por edhe e fortë”, u shpreh Kos më tej.

Ajo vlerësoi edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët.

“Jeni ishull stabiliteti, keni marrëdhënie të mira, të fqinjësisë së mirë në rajon. Jeni kampionë për bashkëpunimin rajonal dhe kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh ajo.

Po ashtu bëri me dije se pret që parlamenti të ratifikojë dy marrëveshje për t’i dhënë Shqipërisë 1 miliard Euro për reformat.

“Shpresoj që sot do të kemi ratifikimin në parlament të dy marrëveshjeve që ne t’i japim Shqipërisë shifrën 1 miliard Euro, një pjesë në hua, një pjesë tjetër në grante në mënyrë që të kryhen reformat e domosdoshme në Shqipëri, por edhe të bëheni gati për të qenë pjesë e BE”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights