900 0 1734334459xscreenshot 40 503

Biznesmeni dhe modeli shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.

Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video dhe foto me këngëtaren Parashqevi Simaku, fillimisht në takimin e parë me një kafe dhe më pas pamje të një dhome hoteli në Manhatan ku tha se ajo do të qëndrojë 3 ‘javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë”

 Në një intervistë për Top Channel ai ka treguar se Simaku jetonte si e pastrehë në një stacion treni.

Pyetje:  ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?

 Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e Neë York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.

Në videon e publikuara në rrjete sociale Ilirjani thotë se po i dhuron unazë diamanti dhe vëthë diamanti

“A jeni i sigurtë?! I thotë Parashqevi Simaku. Janë shumë të çmuara!

Simaku u rikthye në qendër të vëmendjes pas një video të një televizioni amerikan, në të cilën një grua e pastrehë shfaqet duke marrë ndihma.

Shumë shqiptarë janë ofruar për ta ndihmuar duke u solidarizuar për të rikthyer edhe një herë, mbase në vendin e saj këngëtaren e dashur për publikun, por ka dhe shumë nga ata që kërkojnë të bëjnë protagonistin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights